Tirana Boulevard

Projekti Tirana Boulevard është projekti më ambicioz i kompanisë ‘Kron Construction”, pjesë e Pajtoni Group.

Tirana Boulevard është projektuar të ndërtohet në hapësirën më të re të zhvillimit të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, në atë që quhet bulevardi i Tiranës, e që ndodhet në pjesën veriore të saj dhe lidhet në harmoni me qendrën e qytetit.

Sipas projektit “TR030 Vision” të Bashkisë së Tiranës, në këtë zonë të re që po zhvillohet në Tiranë, do të ketë pika të ndryshme kalimi, sheshe të ndryshme për të jetësuar zonën e re por edhe ndërtimin e parkut kryesor të metropolit shqiptar.

Masterplani i miratuar përfshin ndërtimin e lagjeve me një standart të lart në këtë zonë, e cila do të kthehet në qendrën e re të Tiranës. Bulevardi i Tiranës do të jetë zona kryesore e banimit dhe njësive komerciale. Krahas projektit të kompanisë sonë “Tirana Boulevard” i cili do të krijojë një identitet të ri të standartit të ndërtimit në Shqipëri por edhe standarti i projekteve të tjera në këtë zonë.

Tirana Boulevard do të jetë në pikën kryesore të masterplanit të zhvillimit të Tiranës, në kryqëzimin e bulevardit të ri por edhe të unazës së Tiranës.

Jeni të lutur për çdo interesim tuajin rreth projektit më ambicioz të Tiranës, të na kontaktoni në adresen e emailit, numrin e celularit dhe kanalet tona në mediat sociale.

#ForExtraordinaryPerformance

© 2021 Kron All Right Reserved