Kron Construction, pjesë e Pajtoni Group në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqipëtar zhvilluan në ambientet e Pajtoni Center një seancë vullnetare të dhurimit të gjakut në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të dhurimit të gjakut. Të shumë ishin personat që ju bashkuan kësaj nisme duke siguruar disa depozita gjaku në ndihmë të fëmijëve dhe të rriturve talasemik.
Sot në Shqipëri ka mbi 600 fëmijë e të rritur të cilët e kanë të nevojshme që të kurohen çdo 2 javë ndaj nevojat janë të shumta. Kron dhe Pajton i janë bashkuar kësaj nisme me dëshirën për ta kthyer në traditë jo vetëm te stafi por te të gjithë personat. Kjo dhuratë është e vetmja që nuk ka një kosto financiare dhe shpëton jetë.
Të gjithë bashkë mund të realizojmë projekte të mëdha mjafton dëshira për të kontribouar në gjëra të vogla.
#kronconstruction #pajtonigroup #blooddonate #albania