1 Qershori me fëmijët e Qendrës Sociale “Të Qëndrojmë Sëbashku”

Kron Construction pjesë e Pajtoni Group ishte këtë 1 Qershor pranë fëmijëve të Qendrës Sociale “Të Qëndrojmë së Bashku” pozicuionuar në zonën e Kombinatit, Tiranë.

E gjithë kjo ditë ishte e konceptuar si një aktivitet mes lojrave me animatorë, dhuratave që stafi dhe kompania përgatiti si dhe ushiqmeve të shijshme që mundësoi Ginger Restaurant. Dita nisi me buzëqeshjen në fytyrën e fëmijëve, mirënjohjen dhe gëzimin e pamasë që shprehnin në çdo veprim që bënin.

Që në ideimin e kësaj fushate teksa ju propozua stafit, të gjithë ishin shumë të gatshëm që të kontribuonin përmes formave të ndryshme si monetare ashtu edhe jo në mënyrë që të gëzonin sadopak fëmijët e kësaj qendre.

Gjithmonë ecim me parimin që duhet të ndërtojmë baza të sigurta për të ardhmen e vendit që janë fëmijët, dhe të edukojmë masën që duke qëndruar së bashku mund të bëjmë projekte fantastike.

 

#kronconstruction #pajtonigroup #gingerrestaurant #childrenday #1qershor #tirane #shqiperi #qendrasociale #teqendrojmesebashku

© 2021 Kron All Right Reserved