Kron Construction pjesëmarrës në International Conference of Civil Engineering (ICCE) 2023

Kron Construction, pjesë e Pajtoni Group ishte pjesëmarrës në International Conference of Civil Engineering (ICCE 2023) të zhvilluar përgjatë datave 18-20 Maj.

Përpos të qenurit një ndër sponsorat kryesorë, përgjatë këtyre ditëve stafi ynë teknik dhe ai inxhinierik ndoqi trajnime nga profesionistë vendas dhe të huaj mbi inovacionet më të fundit nga inxhinieria, gjeoteknika dhe mjedisi.

Të shumtë ishin pjesëmarrësit që përveç trajnimeve shfaqën interes të mësojnë më shumë rreth kompanisë tonë dhe projekteve që kemi realizuar e kemi për të realizuar në vazhdim.

Kompania Kron Construction sigurohet që vazhdimisht të mund të trajnojë stafin e saj dhe ti zhvillojë në funksion individual ashtu edhe në nivel kompanie.

Në fund të kësaj konference 3 ditore stafi ynë u pajis me çertifikatat përkatëse sipas trajnimeve të ndjekura.

Kron Construction – For Extraordinary Performance

#kronconstruction #pajtonigroup #icce2023 #trainingday #conference

© 2021 Kron All Right Reserved