Detajet e projektit

TIRANA BOULEVARD

Koncepti

Konceptuar nga një prej arkitektëve më të njohur në botë, Winy Maas, sjellim në Tiranë një prej projekteve më avangarde. Tirana Boulevard është një koncept unik banimi i vendosur në qendrën e re urbane të Tiranës. Me një ndërtim 25 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë, arkitekturë moderne me standarte europiane ndërtimi ju do mund të përjetoni jetesën në një objekt që ju garanton cilësi. Karakteristika ikonike e Tirana Boulevard është Urban Room inspiruar nga qilimi tradicional shqipëtar që kombinon të shkuarën pa harruar vizionin për të ardhmen.

Me një sipërfaqe ndërtimi rreth 80.000 m2 ky objekt vjen i projektuar në apartamente, njësi shërbimi dhe zyra me sipërfaqe të mirëorganizuara.

 

Vendndodhja

Tirana Boulevard është e pozicionuar buzë Bulevardit Zogu I (Ish stacioni i trenit), si një prej pikave më strategjike dhe me plane afatgjata zhvillimi në kryeqytet. Tirana Boulevard lidhet drejtperdrejt me akset kryesore duke e bërë jetesën tuaj shumë komode afër çdo institucioni, shërbimi dhe faciliteti tjetër.

 

Facilitete

Diferenca qëndron në detaje!

Eksperienca që do të përjetoni si rezident apo vizitor pranë Tirana Boulevard do të jetë unike falë të gjithë faciliteteve që ofron ky objekt.

Parkim & Transport

-4 kate parkim nëntokësor

-Trotuar për lëvizjen e kalimtarëve

-Akses i drejtpërdrejtë me stacionet e transportit urban

-Akses i drejtpërdrejtë në korsi bicikletash

Lehtësira njësive

-Depo për apartamentet

-Hyrje të dedikuara për zyrat dhe njesite e banimit

-Siguri dhe mirëmbajtje 24 orë

-Ballkone dhe veranda

-Sistem qëndror ngrohje – ftohje

-Ashensor të dedikuar për apartamente dhe zyra

Lehtësira për Familjen

-Parku Orbital për një kohë cilësore me familjen

-Afërsi me institucionet e arsimit për fëmijët

-Afërsi me spitalet dhe institucionet shtetërore

-Palestër dedikuar për banorët

-Tarracë e gjelbëruar

 

© 2021 Kron All Right Reserved