Arsyet përse të zgjidhni Kron Construction?

Kron Construction Si pjesë e Pajtoni Group është një kompani ndërtimi, projektimi dhe manaxhimi që operon në treg prej vitit 2007.

E përbërë nga një staf ekspertësh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore, kompanie e cila vjen pranë jush me disa projekte sfiduese që dita-ditës po marrin jetë.
Kron, tashmë ka fituar të gjithë eksperiencën dhe do të ofrojë në tregun tonë, ndryshimin, në çmim dhe cilësi.

VIZIONI YNË

Ne ndërtojmë për të jetuar gjatë.
Ne synojmë të krijojmë monumente që jetojnë gjatë, por mbi të gjitha jemi të përkushtuar të krijojmë zhvillim ekonomik dhe social.
Qëllimi jonë është që, në industrinë e ndërtimit, të jemi një pikë referimi rajonal, si me projekte civile ashtu edhe me ato inxhinierike. Një Grup i cili merr pjesë në zhvillimin e sektorëve që janë thelbësorë për ekonominë.

MISIONI YNË

Ne ndërtojmë të ardhmen e re
Jemi duke udhëhequr transformim e industrisë sonë për të përmbushur sfidat e të ardhmes.
Duke qenë një prej faktorëve kryesorë në çdo sektor ku jemi pjesë, ne kemi përgjegjësi në nxitjen e konkurencës, maksimizimin e vlerave dhe joshjen e vazhdueshme të talenteve në kompaninë tonë.
Fokusi ynë mbetet ofrimi i një portofoli të larmishën produktesh, rritja e gamës së shërbimeve dhe aktiviteteve tona, dhe sjellja e vazhdueshme e risive që të mund të përmbushim nevojat e klientëve tanë.
Për më tepër, duke përmirësuar standardet e cilësisë, sigurisë dhe besueshmërisë, ne sigurojmë qëndrueshmërinë garantojmë të ardhura të vazhdueshme.

VLERAT TONA

Ne veprojmë me integritet
Ndershmëri, transparencë, dhe përkushtim për të bërë atë që është më e mira për klientët dhe kompaninë tonë. Ne e vlerësojmë performancën tonë me standardet më të larta duke marrë përsipër përgjegjësinë e plotë.

Ne frymëzojmë siguri
Siguria është patenta jonë e operimit. Asgjë nuk është më e rëndësishme për ne sesa shëndeti, siguria dhe mirëqenia e kolegëve tanë dhe e komuniteteve të cilave u shërbejmë.

Ne ndërtojmë risi
Ne jemi të hapur për ide që sfidojnë pikëpamjet konvencionale dhe nxisin inovacionin. E vetmja gjë e pandryshueshme në jetë është ndryshimi. Ne besojmë se në mënyrë që të ruajmë hapin e kohës ne duhet të përmirësohemi vazhdimisht sipas ndryshimit të nevojave të klientit tonë.

Ne synojmë marrëdhënie
Çdo gjë ka të bëjë me njerëzit. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë gjithmonë. Ne kemi ndërtuar një kopmani që tërheq talente. I kemi dhënë, njerëzve të duhur në pozicionin e duhur, hapësirën për të shprehur mendimin profesional si dhe kemi nxitur bashkëpunumin ndërdisiplinor.

Ne nxisim qëndrueshmërinë.
Ne veprojmë me përgjegjësi për të mbrojtur dhe fuqizuar planetin dhe shoqërinë tonë.
Ne duam të rrisim ndikimin pozitiv në mjedis dhe bashkëpunpjmë me partnerët tanë të zinxhirit të furnizimit, klientët dhe komunitetet për ta siguruar këtë.

 

Shërbimi ndaj klientit është misioni ynë.
Ne mirëpresim çdo pyetje apo interesim rreth pronave në numrin e celularit: +355 68 60 15 000 dhe adresën e emailit: [email protected]
Kron Construction është pjesë e grupit “Pajtoni”, me seli në qendrën tregtare “Pajtoni Center” në autostradën Tiranë-Durrës, rruga dytësore, km 1.

 

Na gjeni në mediat tona sociale:

Facebook: https://www.facebook.com/kronconstruction1
Instagram: https://www.instagram.com/kronconstruction/
LinkedIn: https://www.linkedin.com/company/kron-construction/

© 2021 Kron All Right Reserved