500
Kliente
230
Projekte
420
Supportime Klienti
15
Çmime
HISTORIKU
Kron Construction, pjesë e Pajtoni Group, operon në treg që prej vitit 2007, është një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi.
Me një staf të përkushtuar ekspertësh dhe profesionistësh, kompania është dedikuar plotësisht në realizimin e projekteve sfiduese dhe inovative.
Falë përvojës së fituar ndër vite, Kron ofron tregut një qasje të re në ndërtim, duke dalluar në cilësi dhe çmim konkurrues.
VIZIONI YNË
Ne ndërtojmë për të jetuar gjatë.
Synojmë të krijojmë mjedise të qëndrueshme dhe të sigurta, duke i dhënë përparësi si zhvillimit ekonomik ashtu dhe social.
Qëllimi ynë është të jemi një pikë referimi në rajon për industrinë e ndërtimit dhe ato inxhinierike.
MISIONI YNË
Ne ndërtojmë të ardhmen.
Kron udhëheq transformimin e industrisë për të përballuar sfidat e te ardhmes, duke nxitur konkurrencën ne treg, joshjen e talenteve dhe përmirësimin e vazhdueshëm ne kompanine tone.
Fokusi ynë është të ofrojmë një portofol produktesh te larmishme dhe shërbimesh, duke garantuar cilësi, qëndrueshmëri dhe kënaqësinë e klientit.
VLERAT TONA
Ne veprojmë me integritet, ndershmëri, transparence dhe përkushtim, të cilat janë themeli i suksesit tonë. Marrëdhenia me klientët është prioriteti ynë në cdo hap. Marrim përgjegjësi të plotë për gjithçka që bëjmë.
Ne frymëzojmë siguri.
Siguria është qëllimi jonë. Shëndeti dhe mirëqenia e punonjësve dhe komuniteteve tona është më e rëndësishmja për ne.
Ne ndërtojmë risi.
Jemi të hapur ndaj ideve që sfidojnë të zakonshmen dhe nxisim vazhdimisht inovacionin. Besojmë se për të ecur përpara, duhet të evoluojmë me nevojat e tregut dhe klientëve tanë.
Ne investojmë në njerëz.
Gjithçka fillon me njerëzit. Ndaj kemi ndërtuar një kulturë që tërheq dhe zhvillon talentet, duke promovuar mendimin profesional dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor.
Ne nxisim qëndrueshmëri.
Punojmë për të mbrojtur dhe fuqizuar ambientin dhe shoqërinë. Objektivi kryesor është krijimi i një ndikimi sa më pozitiv dhe të qendrueshëm me klientët tanë.
Na Kontaktoni!
Shërbimi ndaj klientit është prioriteti ynë.
Për çdo interesim mbi pronat ose projektet tona, mund të na kontaktoni në:
Adresa jonë:
Qendra Tregtare Pajtoni Center, Autostrada Tiranë–Durrës, Rruga Dytësore, Km 1