Menaxher i Projektit ne Ndertim

Përshkrimi

Menaxheri i Projektit eshte pergjegjes per menaxhimin e struktures tekniko administrative te projektit si dhe siguron qe cilesia e punimeve eshte sipas planit dhe standarteve te duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurine e punimeve ne te gjitha kantieret.

Detyrat

  • Menaxhimi i buxhetit te projektit.
  • Menaxhimi i devijimeve ne projekt dhe grafikut te punimeve dhe ndjekjen e ecurise se tij.
  • Ndjek realizimin e punimeve ne perputhje me standartet e kompanise dhe te projektit.
  • Kontrollon dhe miraton situacionin permbledhes mujor.
  • Miraton kost-raportet mujore te projektit.
  • Menaxhimi i struktures tekniko administrative te projektit.
  • Perpilimin e pjeses teknike te kontratave te sipermarrjes duke perfshire standartet e ndertimit, specifikimet, planet e projektit.
  • Monitorimin e vazhdueshem te kontratave.
  • Aprovimin e penaliteteve.
  • Punon me strukturat perkatese per te percaktuar dhe analizuar kostot e projektit.
  • Garantimin e zbatimit te procedurave tekniko-administrative te kompanise.
  • Siguron dokumentimin e te gjitha fazave te projektit.
  • Pergatit plane aftatshkurtra ne varesi te progresit te projektit.
  • Siguron qe cilesia e punimeve eshte sipas standarteve te duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurine e punimeve ne te gjitha kantieret.
  • Siguron qe te gjitha kerkesat dhe/ose objektivat e projektit jane te dokumentuara sic duhet.
  • Siguron qe dokumentacioni i projektit te jete i plote dhe aktual.
  • Siguron asistence administrative dhe inxhinerike tek sipermarresit e ndertimeve, te kontraktuesit, per te zgjidhur paqartesite dhe problemet dhe siguron perfundimin e suksesshem te projektit.
  • Pergatitjen e raporteve periodike ne lidhje me ecurine e projekteve.
  • Percakton nevojat per staf teknik, organizon punen dhe miraton detyrat per stafin ne varesi direkte te tij.
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave.
  • Orienton vartesit ne procesin e punes.
  • Pergatitja e dokumentacioneve ne tendera (oferta,metodologji, dok. teknik etj).

Kualifikimet

  • Diplome e nivelit Bachelor dhe Master ne Inxhinieri Ndertimi.
  • Mbi 10 vjet eksperience pune ne fushen e Inxhinierise.
  • Aftesi te mira organizative, koordinuese.
  • Aftesi te mira komunikuese, prezentimit dhe bashkepunimi.
  • Te kete njohuri ne perdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT, Auto Cad 2D dhe 3D, Revit etc).
  • Te kete aftesi te mira analitike dhe logjike.

 

© 2026 Kron All Right Reserved. By MIMS