Kron Construction Shpk është pjesë e “Pajtoni Group”, një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007. Kompania jonë udhëhiqet nga një staf ekspertësh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore. Projektet tona sfiduese po marrin jetë dita-ditës. Të lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës, ne po kërkojmë të rekrutojmë staf të ri të na bashkohet,në profilin ‘’Inxhinier Kantieri”
Qëllimi i pozicionit :
Inxhinieri i kantierit zbaton detyra teknike, organizative dhe mbikqyrese ne projektet. Ai punon si pjese e stafit te menaxhimit te kantierit, duke ndare pergjegjesite per sigurimin e kantierit, shendetin dhe organizimin e burimeve njerezore si dhe te materialeve. Inxhinieri i kantierit vepron si nje konsulent teknik ne nje kantier ndertimi per nenkontraktoret, forcat e punes dhe operativet.
Detyrat dhe përgjegjësit kryesore :
- Te ndjeke me vemendje procesin e sigurimit teknik te punonjesve;
- Te sistemoje dokumentacionin e bere çdo jave dhe muaj, duke qene se kjo gje perben nje dokument te detyrueshem/kontrollueshem nga entet perkatese ligjore. Ne vemendje plotesimi i sakte i librit te sigurimit teknik mujor;
- Te kontrolloje nese paraqitja e punonjesve apo perdorimi i mjeteve/makinerive eshte ne perputhje me kondicionet e kerkuara nga stafi tekniko/administrativ i kantjerit;
- Te beje grafikun e punimeve afat-gjate (i tere projekti per pjesen e tij) dhe afat-shkurter (javor/mujor), duke bere here pas here revizionimet e duhura ne rastet kur ka mosperputhje mes tyre si pasoje e ecjes me shpejt/ngadalesimit te zerave te punes per arsye nga me te ndryshmet,objektive apo subjektive;
- Te dakortesoje me inxhinierin, stafin teknik, drejtuesin e kantjerit, grafikun e punimeve te sektorit te tij ne raport me grafikun teresor te projektit;
- Te parashikoje (periudhe afatgjate dhe afatshkurter) materialet, makinerite, mjetet dhe fuqine puntore te nevojshme dhe te domosdoshme per realizimin ne kohe te grafikut te punimeve;
- Te verifikoje dhe kontrolloje sasine dhe cilesine e materialeve qe vijne ne terren, parashikuar ne te dhenat e projektit. Rakordimi behet ne dakordesi te inxhinierit dhe stafit Teknik;
- Te ndjeke me rigorozitet proceset e punes ne terren, duke dale garant i sasise dhe cilesise se punimeve ditore/javore/mujore te realizuara;
- Punimet e realizuara te shoqerohen me fotot perkatese, ne menyre qe keto punime te pasqyrohen sa me sakte duke plotesuar pikat e kerkuara te projektit;
- Te planifikoje punimet ne avance, duke parashikuar bazen materiale dhe duke garantuar ecurine e punimeve;
- Te mbaje ditarin e objektit, me te dhenat teknike/administrative, ku pasqyrohen punimet realizuara, mbledhjet e kantjerit te bera per planifikimin e proceseve te punes apo detyrave te marra nga administrata e kantjerit;
- Te realizoje librezat e masave, ku ne to saktesohen sasite e punimeve dhe materialet e perdorura ne terren per permbushjen e zerave te punes;
- Te realizoje situacionet mujore te punimeve te bera gjate muajit perkates;
- Te detajoje koston e zerave te punes te situacionit, ku te reflektohen te dhenat e detajuara per çdo ze pune;
- Te kontrolloje gjendjen e materialeve ne terren, duke paraqitur inventarin mujor te tyre prane administrates se kantjerit;
- Te realizoje punimet e projektit duke respektuar detajet dhe kushtet teknike te kerkuara; Çdo ndryshim qe do te kerkohet, te behet pasi eshte miratuar me pare nga drejtuesit e kantjerit dhe enti i supervizionit;
- Te plotesoje formularet dayëork ne rastet kur punimet e bera nuk jane parashikuar ne preventivat perkatetse. Me pare te merret konfirmimi nga kryeinxhinieri per realizimin e tyre e me pas mund te kryhen keto punime;
Aplikimi,
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre pranë email-it [email protected] duke specifikuar në Subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.