Pajtoni Group, operon në tregun shqiptar nga vitit 2007, në fushën e ndërtimit, real estate, retail, dhe jo vetëm.
Në kuadër të zgjerimit të veprimtarisë si dhe projekteve, aktualisht jemi në kërkim të një “Drejtor/e Marketingu”.
Adresa : Autostrada Tiranë Durrës, km 1, Pajtoni Business Center
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore : (listuar më të rëndësishmet)
- Harton dhe zbaton strategji gjithëpërfshirëse të marketingut për të krijuar njohje për veprimtarinë e grupit;
- Mbikëqyr punën në departamentin e marketingut dhe jep udhëzime specialistëve në varësi;
- Planifikon dhe ekzekuton fushata për promovimin e kompanive të grupit, lancimin e projekteve të reja etj;
- Monitoron ecurin e departamentit dhe përgatit raportin e performancës për Manaxhimin;
- Kryen hulmutime të vazhdueshme në treg, për të krijuar, ndjekur startegji sa më efikase për marketimin kompanive të grupit;
- Koncepton/krijon buxhetin e departamentit të marketingut;
- Përfaqëson kompaninë në marrëdhëniet me palë të treta të ndërlidhura me proceset e marketingut (agjensitë mbështetëse);
Kriteret dhe kualifikimet :
- Eksperiencë e mëparshme si Drejtor Marketingu (eksperienë e preferueshme në Retail, Real Estate);
- Diplome Universitare në Menaxhim, Marketing;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese
- Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze;
Ne ofrojmë :
- Ambient pune komod dhe dinamik;
- Mundësi për rritje dhe zhvillim brenda grupit;
- Trajnime të vazhdueshme;
- Transport i siguruar nga kompania;
- Paketë shërbimesh të kujdesit shëndetesor;
Aplikimi;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre pranë email-it [email protected] duke specifikuar në Subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Afati i aplikimit :
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë, CV e tyre brenda datës. 15.12.2023