KRON Construction është pjesë e “Pajtoni Group”, një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007. Kompania jonë udhëhiqet nga një staf ekspertësh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore. Projektet tona sfiduese po marrin jetë dita-ditës. Të lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës, ne po kërkojmë të rekrutojmë staf të ri të na bashkohet, në profilin Arkitekt/e-Senior;
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të jetë i/e aftë për krijimin e skemave dhe koncept ideve ne projektimin e objekteve me funksione të ndryshme;
- Analizon projektet që kompania do të marrë për zhvillim, duke bërë një raport të detajuar të arkitekturës nisur nga ana funksionale, estetike, zbatueshmëria, etj.;
- Sugjeron ndryshime të ndryshme në projektin për zhvillim, në perputhje me buxhetin e projektit;
- Ndjek në mënyrë periodike projektet që komapania i zhvillon me studio të jashtme;
- Koordinon zhvillimin e projektit të arkitekturës me projektin konstruktiv dhe ato të instalimeve;
- Përgjegjës/e për përgatitjen dhe vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
- Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
- Analizon ofertat në përpërputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
- Ndihmon në programimin e proçeseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;
- Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve, përpunimet e rifiniturave arkitekturore;
- Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
- Përgjegjës/e për vizatimin e detajeve tip;
- Përgjegjës për vizatimin e elementeve të ndryshem të projektit sipas kërkesave të kantierit
- Përgjegjës për hartimin e raporteve javore për punën individuale;
- Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.
Kërkesat dhe Kualifikimet:
- Të jete diplomuar në Arkitekturë;
- ldealisht, të kete mbi 5 vite eksperiencë (eksperiencë në ndërtime civile);
- Të kete njohuri të mira të programeve kompjuterike që përdoren në projektim si: AutoCad, 3D Max, VRay, Lumion, Photoshop, (përparësi kanë kandidatët që përdorin programin Revit );
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shume i mire verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese dhe projektuese;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
