KRON Construction është një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007. Kompania jonë udhëhiqet nga një staf ekspertësh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore në ndërtim. Kron është pjesë e grupit “Pajtoni”, me seli në qendrën tregtare “Pajtoni Center” në autostradën Tiranë-Durrës, rruga dytësore, km1.
Pozicioni: Arkitekt Senior
Departamenti: Arkitekturës
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Si Arkitekt Senior ti je përgjegjës per koordinimin e zyres së arkitektures si dhe për hartim/planifikimin duke marrë parasysh funksionalitetin e projektit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Projekton dhe planifikon afatet e dorëzimit të projektit të arkitekturës dhe mbikqyr fazat e zbatimit të projektit;
- Ndjek aplikimet për leje Ndërtimi në institucionet përkatëse duke qënë i përditesuar vazhdimisht me legjislacionin sektorial të planifikimit dhe zhvillimit të territorit si dhe legjislacionin e ndërtimit;
- Siguron që çdo koncept, skicë arkitekturore është kuptuar drejtë për fazën e zbatimit;
- Rishikon skicat që të jenë në përputhje me planin e përgjithshëm teknik të ndërtimit;
- Përgatit plane të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
- Administron projekte të ndryshme dhe ndërton plane pune dhe kujdeset për mbarëvajtjen e projekteve në të gjitha fazat e projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim;
- Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë në varësi duke ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimin më të gjitha palët e përfshira në projekt;
- Ndjekë rregullisht mbledhjet në zyrë si dhe jashtë saj me projektues të tjerë;
- Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e stafit në varësi, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performances së tyre.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
Edukimi: – Diplomë në Arkitekture.
Eksperienca: – Eksperiencë pune 10 vite si Arkitekt.
Aftësi të tjera:
- Të ketë njohuri shumë të mira të të gjithë fazave të projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjithë proçedurave të aplikimit online për leje të fazave të ndryshme (Leje Zhvillimi, Leje Ndërtimi etj)
- Të disponojë Licencën përkatëse;
- Aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe komunikuese;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale;
- I orientuar në detaje dhe shumë analitik;
- I drejtuar nga afatet dhe i përkushtuar për sakesinë;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
Përfitimet:
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
- Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
- Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga konkuruese në treg;
- Kohëzgjatja e punës është 40 orë në javë (fundjava pushim);
- Transporti i ofruar nga kompania;
- Benefite të tjera sipas “Politikës së Benefiteve dhe Kompesimit”;
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë Cv dhe album të punimeve në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit)
Afati i aplikimit :
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë, CV e tyre brenda datës 30 Korrik 2023.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”