Specialist IT

Titulli i Pozicionit: Specialist IT

Departamenti: IT

Supervizori Direkt: Burimet Njerëzore/Administratori

Qëllimi kryesor i pozicionit: Kontrollon, mirëmban dhe riparon sistemin kompjuterik (paisjet hardware dhe software) rrjetin e kompanisë dhe të objekteve në terren/kantiereve.

Funksionet Kryesore të punës (Listuar nga më të rëndësishmet)

  1. Kryen kontrolle periodike, monitorime dhe detyra administrative për programet                       kompjuterike, printerat, skanera etj;
  2. Mirëmban llogaritë e user-ave ne Windows, e-mail dhe përgjigjet për mirëfunksionimin sipas procedurave të sigurisë të password-eve. (Krijon user-a të rinj, account-e të reja, mirëmban ato ekzistueset);
  3. Paraprin problematikat dhe ju jep zgjidhje të menjëhershme për të mundësuar vijueshmërinë e punës;
  4. Mban/ruan pajisjet e IT-së në gjëndje të rregullt dhe të sigurt;
  5. Mban në gjëndje të rregullt dhe të sistemuar të gjitha linjat dhe kabllimet për sistemet;
  6. Kontrollon, mirëmban dhe riparon sistemin kompjuterik dhe rrjetin e kompanisë;
  7. Është përgjegjës për instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve hardware, software, sistemet, rrjetet, printerat dhe skanerat;
  8. Siguron fshehtësin e të dhënave, ndërhyrjen në rrjet dhe sistemin e kopjeve rezervë (backup system);
  9. Rregullimi dhe zëvendësimi i pajisjeve sipas nevojës, testimi i pajisjeve të reja;
  10. Është përgjegjës i drejtëpërdrejtë për funksionimin e rrjetit të internetit dhe telefonisë;
  11. Bën konfigurimin e kompjuterëve për operim funksional si dhe instalimin e programeve dhe sistemeve operative të nevojshme;
  12. Siguron zgjidhje të problemeve të programeve, problemeve teknike me rrjetin, kompjutera, printera dhe çdo paisje e cila funksionon në rrjet;
  13. Cdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e tij të caktuar nga eprorët e drejtëpërdrejtë

Kërkesa dhe Kualifikime:

Edukimi: Diplomë Universitare apo Master Shkencor në Informatikë, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Informatike, Shkenca Kompjuterike.

Eksperienca:  Minimalisht 3 vite eksperiencë pune (trajnime të certifikuara do të përbënin avantazh).

Aftësi të tjera:

-Të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës Angleze;

-Të ruaj konfidencialitetin e të gjithë të dhënave;

-Të jetë i gatshëm për suport në çdo kohë;

-I komunikueshëm.

Ne ofrojmë :

  1. Ambient pune komod dhe dinamik;
  2. Mundësi për rritje dhe zhvillim brenda grupit;
  3. Trajnime të vazhdueshme;
  4. Transport i siguruar nga kompania;

Aplikimi ;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre pranë email-it [email protected] duke specifikuar në subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Afati i aplikimit : Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë, CV e tyre brenda datës. 31.08.2023

© 2021 Kron All Right Reserved