Specialist/e prokurimesh

KRON Construction Shpk është pjesë e “Pajtoni Group”, një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007. Kompania jonë udhëhiqet nga një staf ekspertesh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore. Projektet tona sfiduese po marrin jetë dita-ditës. Të lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës, ne po kërkojmë të rekrutojmë staf të ri të na bashkohet, në profilin ‘’Specialist Prokurimesh’’.

Përshkrimi Punës

Si Specialist Prokurimesh i Kron Construction ti je përgjegjës për interpretimin e kontratave dhe marrëveshjeve të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe me çdo palë të tretë.

 

Përgjegjësitë:

1-Kërkon dhe kontakton furnitorët e materialeve/pajisjeve për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit/afatin e lëvrimit dhe çmimit;

2-Monitoron porositë për t’u siguruar që mallrat/pajisjet vijnë në kohë;

3-Ofron zgjidhje për problemet përkatëse me mallrat/pajisjet e padërguara;

4-Komunikon statusin e porosive për t’u siguruar se janë zbatuar grafikët/afatet;

5-Menaxhon dhe mban marrëdheniet me furnitorët.

 

Kerkesa dhe Kualifikime:

 

Edukimi: Diplomë Universitare në Financë, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme;

Eksperienca: Eksperiencë të mëparshme minimalisht 1 vit;

Aftesi te tjera:

-Aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara;

-Keni aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup dhe dedikimi në ndjekjen dhe përfundimin e punëve;

-Jeni njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;

-Njohuri në përdorimin e paketës MC Office dhe MS Projects.

 

KRON të ofron këto përfitime:

Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;

-Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;

-Punë me kohë të plotë dhe paga konkuruese ne treg;

-Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

-Mundësi rritjeje profesionale brenda grupit.

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre pranë email-it [email protected] duke specifikuar në subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

© 2021 Kron All Right Reserved