KRON Construction është pjesë e “Pajtoni Group”, një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007.
Në kuadër të zgjerimit të projekteve aktualisht jemi në kërkim të një “Ing. Kostoist”.
Adresa : Autostrada Tirane Durres km,1, Pajtoni Business Center
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore (listuar më të rëndësishmet),
- Kontrollon situacionet mujore të nënkontraktorëve të dërguar nga Inxhinieret e kantierëve, librezën e masave, analize të cmimeve duke përfshirë dhe përgatitjen e situacionit përmbledhes për projektet;
- Kryen rakordimet mujore me departamentin e financës për gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
- Përpilon dhe harton preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen vetë kompania;
- Kryen kontrollin e preventivëve me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studio e projektimit mbas shqyrtimit të projektit dhe aplikon çmimet njësi sipas analizave teknike të kompanisë;
- Ndjek kostot në mënyre periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me Departamentin e Financës;
- Përgatit preventive të paketave tenderuese në bashkëpunim dhe me drejtuesit e kantierëve;
- Rishikon analizat teknike dhe manualin e çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
- Harton analizat teknike të zërave të rinj të punës;
- Harton dhe përgatit tabelat e volumeve të punimeve për projektet e planifikuara për tu ndërtuar nga Shoqëria;
- Harton preventiv dhe situacione për punimet shtesë të klienteve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare;
- Raporton kostot e objekteve në bashkëpunim me projekt menaxherin;
- Detyra të tjera që mund ti ngarkohen;
Kërkesa dhe Kualifikime :
- Diplomë e Arsimit të lartë, në Inxhinieri Ndrtimi;
- Eksperiencë e mëparshme (5 vite);
- Njohje të programeve inxhinierike;
- Njohje e gjuhës angleze (B2);
Ne ofrojmë :
- Ambient pune komod dhe dinamik;
- Mundësi për rritje dhe zhvillim brenda grupit;
- Trajnime të vazhdueshme;
- Transport i siguruar nga kompania
Aplikimi ;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre pranë email-it [email protected] duke specifikuar në subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Afati i aplikimit :
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë, CV e tyre brenda datës. 15.08.2023