Kron Construction Shpk është pjesë e “Pajtoni Group”, një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007.
Vendi i punës :Tiranë, Autostrada Tiranë Durrës km.1, Qendra Pajtoni
Detyrat dhe përgjegjësit kryesore :
- Ndjekja e punimeve hidroteknike në faza, nga projekt ideja – zbatim – kolaudim.
- Mbikqyr punën e nënkontraktorëve ne terren duke siguruar respektimin e parametrave te përcaktuara në projekt;
- Pergatitjen e dokumentacionit te nevojshem tekniko –ligjor për marrjen e lejeve në institucionet vendore.
- Ndjek dhe koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore ne terren.
- Kontrollon dhe aprovon llojin dhe cilesine e materialeve që hyjnë në kantier.
- Harton dhe kontrollon situacionet mujore dhe librezat e masave.
- Harton dhe mbikqyr mirëmbajtien periodike te sistemit instalimeve hidroteknike gjatë fazës të shfrytezimit.
- Bashkepunim me Departamente e tjera per mbarevajtjen e punes dhe mbeshtetjen e grupeve te punes ne kantier.
Kualifikimet :
- Diplomuar në degën Inxhinieri Hidroteknike;
- Eksperience nga 2 – 5 vjet
- Njohje të mirë të programeve kompjuterike AUTOCAD;
- Njohje të paketes Microsoft office;
- Gjuhe e huaj, (Anglisht).
- Leje drejtimi automjeti Klasi B
Ne ofrojmë:
- Ambient pune komod dhe dinamik;
- Mundësi për rritje dhe zhvillim brenda grupit;
- Trajnime të vazhdueshme;
- Transport i siguruar nga kompania;
- Paketë shërbimesh të kujdesit shëndetesor;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre pranë email-it [email protected] duke specifikuar në Subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Afati i aplikimit:
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë, CV e tyre brenda dates 31.07.2023.