Drejtor Kantieri (Palasë)

KRON Construction është pjesë e “Pajtoni Group”, një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007. Në kuadër të zgjerimit të projekteve aktualisht jemi në kërkim të një “Drejtor Kantieri”

Adresa: Palasë, Dhërmi

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore;

  1. Përgatitja e grafikut të punimeve të detajuar në bashkepunim me K/Ing.(nëse) dhe stafin e zyrës teknike;
  2. Organizimi i punës në kantier sipas grafikut mujor të miratuar;
  3. Supervizim dhe organizim i punimeve ditore në objekt;
  4. Kontrolli i performancës së punonjësve të stafit të kantierit dhe nënkontraktorëve,
  5. Monitorim i progresit në terren;
  6. Verifikon, përpilon dhe ndjek me përparësi zbatimin e proçedurës për përgatitjen e dokumentacionit teknik ditor/periodik të objektit;
  7. Përpilon në kohë kërkesat për makineri, pajisje,materiale e nënkontraktorë në zbatim të grafikut të punimeve të miratuar.
  8. Ndjek zbatimin e proçedurës për sigurimin teknik të kantierit dhe është personi përgjegjës nëse kjo proçedurë shkelet dhe mban përgjegjësi ligjore;
  9. Të propozojë masa parandaluese dhe penalizuese në mënyrë që të shmangen mos-bindjet dhe përsëritja e parregullsive të vërejtura gjatë punës në kantjer, për çështjet e H&S.
  10. Të mbikëqyrë, monitorojë dhe koordinojë edhe nga pikëpamja e sigurisë, mjedisit dhe higjenës të gjitha aktivitetet dhe operacionet e punës që kryhen nga N/Kontraktorët dhe jo vetëm, duke marrë masat e duhura parandaluese për të shmangur çdo lloj incidenti e aksidenti të mundshëm.
  11. Të mbikëqyrë dhe monitorojë respektimin e detyrimeve ligjore nga punëtorët në lidhje me H&S dhe përdorimin e pajisjeve kolektive dhe mbrojtëse personale dhe, në rast të mos respektimit të vazhdueshëm, të informojë Administratorin e kompanisë Nënkontraktore dhe Departamentin H&S të Kompanisë.
  12. Verifikon,zbaton dhe ndjek në vazhdimësi proçedurat për kontrollin e cilësisë;
  13. Përgatitje e korespondencave të ndryshme me zyrën qëndrore dhe supervizionin;
  14. Kontrolli i kërkesave për likujdim që përgatiten në kantier;
  15. Kontrolli i pagesave që bëhen me arkë (nëse);
  16. Kontrolli periodik i magazinës;
  17. Kontrolli periodik i qërave dhe harxhimit të karburantit;
  18. Kontrolli i kohëshënuesit dhe listëpagesës mujore të stafit të kantierit;
  19. Monitorimi i zbatimit të kontratave të nënkontraktorëve që punojnë në kantier, si prodhim ashtu edhe shërbime (laborator, roje, furnizime të ndryshme);
  20. Pjesëmarrja në takimet javore dhe mujore në kantier dhe Zyra Qëndrore;
  21. Informacion ditor, javor dhe periodik (sipas proçedures për Projekt Menaxher, Drejtori Teknik, Drejtori Ekzekutiv,);
  22. Informacion të menjëhershëm në rast kontrollesh ose proçes-verbale të lëna nga institucione të ndryshme ose organe ligjzbatuese.

Kërkesa dhe Kualifikime:
Edukimi: Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.

Eksperienca:    Mbi 5 vite Eksperiencë pune në industrinë e Ndërtimit.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shume I mire verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MSPROJECT etj.);
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative,planifikuese, projektuese dhe komunikuese.

Ne ofrojmë:

  1. Ambient pune komod dhe dinamik;
  2. Mundësi për rritje dhe zhvillim brenda grupit;
  3. Trajnime të vazhdueshme;
  4. Transport i siguruar nga kompania;
  5. Paketë shërbimesh të kujdesit shëndetesor;

 

Aplikimi;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre pranë email-it [email protected] duke specifikuar në Subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Afati i aplikimit:Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë, CV e tyre brenda datës. 30.08.2023

© 2021 Kron All Right Reserved