KRON Construction është një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007. Kompania jonë udhëhiqet nga një staf ekspertësh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore në ndërtim. Kron është pjesë e grupit “Pajtoni”, me seli në qendrën tregtare “Pajtoni Center” në autostradën Tiranë-Durrës, rruga dytësore, km1.
Pozicioni: Arkitekt Junior
Departamenti: Arkitekturës
Vendndodhja: Tiranë
Funksionet Kryesore të punës
- Njeh shume mire projektin dhe specifikimet e tij;
- Pergatit vizatime arkitekturore ne suport te paketave te tenderimit;
- Ndihmon ne hartimin e albumeve te shitjesh;
- Ndihmon në programimin e proçeseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;
- Bashkëvepron / ndihmon ne koordinimin me drejtuesit e ekipeve përpunimet e rifiniturave arkitekturore;
- Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eproreve;
- Detyra të tjera që mund ti ngarkohen
Kërkesa dhe Kualifikime
Edukimi: Diplomë Universitare në Arkitekturë.
Eksperienca: Eksperienca pune te meparshme perben avantazh.
Aftësi të tjera:
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shume i mire verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj;
- Përdorues i programeve të vizatimit dhe vizualizimit grafik (autocad, 3DSMax, Vray, Corona, Photoshop, Illustrator, Revit etj.);
- Aftësi shumë të mira organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
- Njohje e mire e gjuhes angleze.
Përfitimet:
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
- Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
- Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga konkuruese në treg;
- Kohëzgjatja e punës është 40 orë në javë (fundjava pushim);
- Transporti i ofruar nga kompania;
- Benefite të tjera sipas “Politikës së Benefiteve dhe Kompesimit”;
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë Cv dhe album të punimeve në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit)
Afati i aplikimit :
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë, CV e tyre brenda datës 30 Korrik 2023.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”